Digjet stalla me katër krerë bagëti në Vushtrri

Katër krerë bagëti janë djegur pasi një stallë u përfshi nga zjarri në fshatin Dumnicë e Mesme në Vushtrri.

Është raportuar se nga zjarri ishte përfshirë stalla në fshatin Dumnicë e Mesme, ku si pasojë e zjarrit ishte djegë stalla, disa pajisje bujqësore dhe katër krerë bagëti.

“Është raportuar se nga zjarri ishte përfshirë stalla pronë e ankuesit mashkull/ K/Shqiptar. Si pasojë e zjarrit ishte djegë stalla, disa pajisje bujqësore dhe katër krerë bagëti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe punëtorët e KEDS-it. Rasti është duke u hetuar”.