“Dilni e Matuni”- Mesazhi i deputetit të VV-së drejtuar partive politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Facebook së bashku më Ministrin në Detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca .

Ata të dy sot kanë ecur nëpër Bjeshkët e Popovës duke shijuar edhe motin e mirë me diell.

Në mbishkrimin e fotografisë, Bajqinovci shkruan “Dilni e Matuni”.

Ky mund të jetë një mesazh për partitë politike në vend të cilat duan të formë Qeverinë dhe jo të shkojnë në zgjedhje siç kërkon VV-ja.

Postimi i plotë: