Distria Krasniqi kampione e Evropës

Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e artë në Evropianin e xhudos në Lisbonë.

Distria është kampione evropiane në kategorinë deri 48 kilogramë. Distria në finale është dashur të përballet me ukrainasen Daria Bilodid. Por Bilodid hoqi dorë nga meçi për shkak të një lëndimi.

Për Distrinë është titulli i parë evropian për seniorë.

Ajo kishte një medalje të argjendtë nga viti 2018 dhe një të bronztë nga viti i kaluar. Deri në finale, 25-vjeçarja kaloi italianen Francesca Giorda, izraeliten Shira Rishony dhe rusen Sabina Giliazova