Kuvendi i Kosovës nesër me fillim prej orës 11:00 do të mbajë seancën e rradhës plenare.
Në rend dite të kësaj seance janë gjithësej gjashtë pika, ku përfshihen edhe tri interpelanca të kryeministrit Haradinaj.
Pika të tjera të rendit të ditës janë edhe votimi i raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017, si dhe propozimi i Grupeve Parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
Këto janë pikët e rendit të ditës për seancën e nesërme:
1.Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,
2.Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
3.Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
5.Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
6.Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione./Lajmi.net/