Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dodik pa sanksione: A po nis një kapitull i ri politik në Bosnje?

01/11/2025 - 21:24
në Lajme
A A
Dodik nuk e pranon aktgjykimin me të cilin u dënua me burgim dhe ndalim të veprimtarisë politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara ia hoqën sanksionet Millorad Dodikut, por a është ky një kapitull i ri politik në Bosnje dhe Hercegovinë?

Adnan Qerimagiq, analist në Iniciativën Evropiane për Stabilitet në Berlin, konsideron se me këtë hap, SHBA-ja tregoi se “është ende në vendin e shoferit”, kur bëhet fjalë për angazhimin ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Vendimi për heqjen e sanksioneve është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump, që kanë zgjatur prej disa muajsh, dhe lidhet me përpjekjet për të kontribuar në shtensionimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë”, thotë Qerimagiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se vendimi për sanksionet është pasqyrim i “politikës transaksionale” të presidentit Donald Trump.

Po sipas tij, ky reagim i Departamentit amerikan të Shtetit tregon se pala amerikane sheh hapësirë për një “marrëdhënie të re” me aktorët në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar kryesisht në interesa të përbashkëta ekonomike.

Ish-presidenti i Republikës Sërpska, Dodik, dhe 48 individë dhe kompani u hoqën nga lista e zezë e Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 29 tetor.

Departamenti i Shtetit shpjegoi për Radion Evropa e Lirë se veprimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, e cila anuloi një sërë ligjesh jokushtetuese në seancën e saj më 18 tetor, ndikuan shumë në këtë vendim.

Në të njëjtën seancë, këshilltarja shumëvjeçare e Dodikut, Ana Trishiq Babiq, u zgjodh presidente e përkohshme e Republikës Sërpska, deri në zgjedhjet e parakohshme më 23 nëntor.

Dodikut iu hoq mandati i tij si president i entitetit në muajin gusht, pasi Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës e dënoi me një vit burg dhe ndalesë gjashtëvjeçare në mbajtjen e posteve publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje.

Politikë e re amerikane ndaj Bosnje dhe Hercegovinës?

Redaktori i portalit “Buka”, Aleksandar Trifunoviq, thotë se Dodik e ka kuptuar mesazhin nga Uashingtoni, prandaj, prej kohësh, nuk ka folur më për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnje dhe Hercegovina apo për bashkimin me Serbinë.

“Amerika është e interesuar vetëm për një Bosnje dhe Hercegovinë të bashkuar dhe kjo është linja që [sekretari amerikan i Shtetit] Marco Rubio ka përmendur diku nga fillimi i këtij viti… se Amerika me siguri do të kundërshtojë çdo përpjekje për të destabilizuar shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës”, thotë Trifunoviq.

Qerimagiq, në anën tjetër, nuk pret që Shtetet e Bashkuara ta lënë pas dore kapitalin politik që zotërojnë, tani që sanksionet ndaj Dodikut janë hequr.

“Mendoj se do të përpiqen të tregojnë se gjithçka që kanë bërë deri më tani, çon në hapa të mëtejshëm konkretë, dhe nuk do të habitesha nëse bëhet fjalë për buxhetin ose disa dokumente të tjera”, thotë ai.

Profesori universitar nga Sarajeva, Enver Kazaz, beson se “SHBA-ja ka vendosur të shmangë ndikimin rus në Ballkan dhe t’u tregojë rusëve se kjo zonë është sfera e saj e interesit”.

“Me heqjen e sanksioneve dhe largimin e Dodikut nga të gjitha funksionet kryesore, ndikimi rus në Bosnje dhe Hercegovinë përmes partisë së tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), shuhet”, thotë Kazaz.

A do të vazhdojë SNSD-ja me pengesat?
Trifunoviq nuk dyshon se SNSD-ja do të ndihet më e fuqizuar pas heqjes së sanksioneve dhe se Dodik tani ka “një pozitë shumë më të mirë” sesa para disa muajsh, kur shumë politikanë e konsideronin si “të hedhur në koshin politik”.

“Në këtë kontekst, ai do të jetë shumë i rëndësishëm për çdo drejtim të ardhshëm që do të marrë Bosnje dhe Hercegovina drejt BE-së, NATO-s etj. Dhe, është e sigurt se do të jetë edhe më i ashpër se më parë”, vlerëson Trifunoviq.

Qerimagiq thotë se ekzistojnë dy mundësi – kthimi te “politikat shkatërruese” ose gjetja e një gjuhe të përbashkët.

Pse Bosnja është në krizë politike për muaj të tërë?
Koalicioni në nivel shtetëror u shemb në janar, kur deputetët e SNSD-së të Dodikut nuk votuan për dy ligje reformuese që supozohej se do ta çonin vendin më afër BE-së.

Përfaqësuesit e Treshes – tri partive nga Federata e Bosnje dhe Hercegovinës (Partia Socialdemokrate, Populli dhe Drejtësia, Partia Jonë), vlerësuan atëkohë se kjo ishte “shkelje e marrëveshjes së koalicionit” dhe e akuzuan Dodikun dhe partinë e tij për “minimin e paqes dhe sigurisë së Bosnje dhe Hercegovinës dhe të rajonit, përmes veprimeve jokushtetuese”.

Pas kësaj, ata tentuan disa herë t’i shkarkonin zyrtarët e SNSD-së nga Këshilli i Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, por nuk ia dolën, për shkak të bllokadave të partisë së Dodikut në Kuvendin e Bosnje dhe Hercegovinës.

Buxheti duhej të miratohej në tetor të vitit 2024, por për shkak të shpërbërjes së koalicionit dhe bllokadave politike, vendi e kaloi gjithë vitin me financim të përkohshëm.

Për këtë arsye, sindikatat e punëtorëve të administratës shtetërore dhe institucioneve publike kanë paraqitur kallëzime penale kundër anëtarëve të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe Këshillit të Ministrave, pasi atyre u është premtuar më herët rritje pagash.

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
Në fund të shtatorit, pak para përfundimit të afatit, autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës miratuan Agjendën e Reformave – një listë reformash ekonomike dhe shoqërore që Bashkimi Evropian kërkon si kusht për të dhënë fondet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Bosnje dhe Hercegovina ishte e vetmja në rajon që vonoi gati dy vjet me miratimin e këtij dokumenti, dhe për shkak të kësaj vonese, shuma e parashikuar prej një miliard eurosh u ul për 108.5 milionë./REL/

JU REKOMANDOJMË

Fidan Rama: Elektorati i PDK-së në Prishtinë është i ndarë, nuk shkojnë të gjitha votat e tyre për Përparim Ramën
Lajme

Fidan Rama: Elektorati i PDK-së në Prishtinë është i ndarë, nuk shkojnë të gjitha votat e tyre për Përparim Ramën

02/11/2025 - 01:07
A mund të anëtarësohet Kosova në BE? Ish-presidenti i KiE: Po, ka një mënyrë
Kryesore

A mund të anëtarësohet Kosova në BE? Ish-presidenti i KiE: Po, ka një mënyrë

02/11/2025 - 01:05
Udhëheqësi i Lëvizjes Deçanit në Mitrovicë sulmon Arian Tahirin, bën apel të votohet Faton Peci
Kryesore

Udhëheqësi i Lëvizjes Deçanit në Mitrovicë sulmon Arian Tahirin, bën apel të votohet Faton Peci

01/11/2025 - 22:45
Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti
Kryesore

Deklarata e Kurtit për buxhetin, Çitaku: Skandaloze, kërcënoi hapur qytetarët- me 9 nëntor e kupton që populli nuk nënshtrohet

01/11/2025 - 22:05
Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit
Lajme

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

01/11/2025 - 21:50
NISMA do t’i dëgjojë ofertat e Kurtit, por ia bën me dije kërkesën -Limaj Kryeparlmentar
Lajme

Limaj: Partitë e mëdha shqiptare në takimin me Osmanin s’patën interes për formim të Qeverisë

01/11/2025 - 21:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Armend Mehaj propozohet si “kryeministër i Qeverisë së unitetit kombëtar”

    Armend Mehaj propozohet si “kryeministër i Qeverisë së unitetit kombëtar”

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Pushteti nis “gjahun” ndaj përkrahësve të Arian Tahirit, ia vendos shiritat pak ditë para zgjedhjeve

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: Pllaka përkujtimore në Prelluzhë ishte vendosur në vitin 2003, foto e ceremonisë demanton fushatën denigruese të VV-së

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Përleshje masive në Vushtrri: Pesë persona përfshihen në rrahje, dy bëhen për spital

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ujësjellësi i Mitrovicës bën publik një njoftim që ka marrë nga Ibër-Lepenci

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë