Dorëzohen në Kushtetuese dosjet e radhës për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës

Shoqata për dëmet e luftës ”Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar për herë të katërt dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se Aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Kryetari i shoqatës Jahir Bejta, tha se mosmarrja e gjykatave vendore me këto lëndë është në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për procedurën kontestimore, Marrëveshjet ndërkombëtare, padrejtësi kjo e konstatuar dhe vlerësuar nga ana e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

”Gjykata Supreme ka dështuar në përfilljen e drejtësisë”, ka theksuar ai.
https://www.facebook.com/gazetablic/videos/2028603250770469/