Drejtori në Kaçanik mbyll mësimdhënësit në sallë për mosrespektim të…

Së paku dhjetë mësimdhënës të shkollës së mesme të ulët “Emin Duraku” në Kaçanik, kanë qëndruar të mbyllur në sallën e mësimdhënësve për më shumë se 30 minuta, në shenjë pakënaqësie që e ka reflektuar drejtori i kësaj shkolle Avdyl Reka, për shkak se mësimdhënësit nuk e respektuan orarin e punës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00, derisa mësimdhënësit janë vonuar për 2 deri 3 minuta për ta nisur orën e pestë të procesit mësimor, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ngjarje ka nxitur reagimet e mësimdhënësve dhe të opozitës në këtë Komunë.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Kaçanikut, Zahir Doda, ka thënë se rreth kësaj ngjarjeje është njoftuar nga vetë mësimdhënësit, derisa gjatë së hënës e kanë telefonuar se janë mbyllur në sallë nga drejtori i shkollës.