Më 14 nëntor 2024 është përuruar objekti i ri i Qendrës së Mjekësisë Famijare në Mitrovicë, ku ishin thurur shumë lave për këtë projekti, me ç’rast drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, me këtë rast ndër të tjera kishte thënë se “Puna është fjala jonë!”
Por pas një jave të përurimit të këtij objekti të ri, ai ka filluar të dëmtohet në mungesë të punëve kualitative.
Lexues të Veriu.info kanë dërguar foto, ku shihet se si kulmti i QMF-së së re në Iliridë, është dëmtuar dhe sipas lexuesve mbrëmë shiu ka depërtuar edhe brenda në objekt.
“Edhe një QMF e re dhe moderne i shtohet Kujdesit Parësor Shëndetsor të Mitrovicës. Pas QMF- ve në Shipol, Shupkovc, Stan Tërg, Zhabar, Koshtovë, Frashër dhe AMF- ve në Vllahinë, Zabërgjë, Rashan, Kçiq i Madh sot përuruam edhe QMF – në e re në Iliridë. Në fazën përfundimtare janë edhe QMF në Bare, AMF në Bajgorë dhe QKMF-ja e re. Puna është fjala jonë!”, kishte shkruar drejtori Fahri Shabani një ditë para përurimit të QMF-së në Iliridë.