Drogë, para, armë e pikturë e vjedhur nga Italia – Policia në Ferizaj kap të dyshuarit

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy të dyshuar, pasi gjatë kontrollit në veturat e tyre janë gjetur substanca narkotike.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpitë, veturat dhe objektet tjera, janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, para e armë.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, ku ndër të tjera është gjetur edhe një pikturë e vjetër italiane e cila dyshohet se është e vjedhur.

“Gatë kontrollit te të dyshuarit, në veturat e tyre, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: 950.01 gramë substanca të dyshuara të llojit Heroinë, para të gatshme 710.25 euro, 20 dollarë, një peshore digjitale, një pistoletë me dy karikatorë me nga 5 fishekë, një pako me 35 fishekë, një pikturë e vjetër italiane me vlerë të madhe e cila dyshohet se është e vjedhur, një këllëf i pistoletës, një jelek ati plumb, 6 telefona celular, dy vetura dhe disa dokumente dhe kartela bankare. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast ishin arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë, më 21 korrik.

“Ferizaj 21.07.2020 – 17:30.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit të tyre dhe shtëpisë së tyre janë gjetur dhe konfiskuar rreth 65 gramë substancë narkotike e llojit Heroinë, para të gatshme, tre telefona mobil, një veturë, pesë USB, dy shpata dhe një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, kishte njoftuar policia.