Dua Lipa është artistja më e dëgjuar në historinë e Spotify

Këngëtarja shqiptare po korr sukses të madh në botë.

 

Artistja me famë shqiptare, Dua Lipa, numëron suksese të reja me talentin e saj vazhdimisht, shkruan lajmi.net.

Ajo na njofton thuajse çdo ditë për një sukses të ri, qoftë në lidhje me albumin e saj “Future Nostalgia” apo këngët e saja të cilat arrijnë suksese të reja çdo ditë të vitit.

 

 

Statistika të Spotify tregon se Dua po arrin suksese të mëdha me albumin e saj të fundit por jo vetëm.

 

Me anë të postimit të fundit, artistja bëri të ditur se platforma Spotify, e renditi atë si femrën më të dëgjuar në historinë e Spotify dhe artisti/ja e dytë më e dëgjuar në botë në platformën Spotify.