“Duam zgjedhje” thirrja kryesore në tubimin e VV-së

Ka filluar disa minuta më parë tubimi i thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fjalimin e kanë marrë disa figura politke të kësaj partia, por ajo ç’ka bie në sy është thirrja e vazhdueshme e të pranishmëve për mbajtjen e zgjedhjeve.

”Duam zgjedhje” është slogani dhe thirrja kryesore e protestuesve.