Dy qëndrimet e PDK-së për zgjedhjet: Dikush do zgjedhje e dikush qeveri teknike!

Është bërë gati një javë prejse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, por presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka thirrur në takim partitë politike ose koalicionin qeverisës për të diskutuar rreth mandatimit të një kandidati të ri për kryeministër.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk ka ndonjë afat të caktuar se deri kur mund të ndodhë shpërndarja e Kuvendit.

Në të kaluarën, sipas tij, në rastet kur shefi i ekzekutivit ka dhënë dorëheqje kryeministri i ri është zgjedhur menjëherë, pa u kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe pa pasur tensione politike. Por tani sipas tij ka një situatë pak më ndryshe.

“Tani kemi një situatë tjetër, nga opozita në vazhdimësi janë kërkuar zgjedhje të reja, por s’kanë pasur mundësi që ta rrëzojnë Qeverinë, tani Qeveria është vetërrëzuar. Në anën kushtetuese e dimë që presidenti ka të drejtë ta mandatojë një kandidat të ri për kryeministër. A ekziston ky vullnet politik ose nuk ekziston është çështje e partive politike, të cilat do të deklarohen në takim me presidentin e vendit”, ka theksuar Haliti.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ky subjekt pret që të caktohet sa më parë një datë për zgjedhjet e reja.

“PDK-ja është plotësisht e gatshme për procesin zgjedhor dhe pret caktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve, pas shpërndarjes së Kuvendit, në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjet në fuqi”, ka deklaruar ai për