Dy raste të fotografimit të votës në këtë qytet

Në shkollën “11 Marsi”, përkatësisht në qendrën më të madhe të votimit në Prizren, kanë ndodhur dy raste të fotografimit të votës

“Në qendrën tonë të votimit përgjithësisht gjendja është duke vijuar në rregull”, tha Enver Bytyçi, menaxher në qendrën më të madhe të votimit në Prizren, , njofton Klan Kosova.

Sidoqoftë ai përmendi dy raste të fotografimit të votës, për të cilat raste tha se janë identifikuar menjëherë nga komisionerët.