E dhimbshme: Ja sa fëmijë i la pas i vrari mbrëmë në Pejë

Gjatë mbrëmjes së kaluar në Pejë është vrarë një 32 vjeçar, i cili i takonte komunitetit egjiptian.

Kenan Sulltan Sadrija, 32 vjeçar nga komuniteti egjiptian është vrarë mbrëmë afër Fabrikës së Bukës në Pejë

Mësohet se viktima ka qenë baba i katër fëmijëve.

Rastin e kanë konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 21:52 minuta. Personi i vrarë është i gjinisë mashkullore. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor. Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.

Rugova ka thënë se nuk dihen akoma shkaku dhe vrasja e këtij personi, duke shtuar se hetimi i këtij rasti po vazhdon

Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar për obduksion./gazetametro.net