E dhimbshme: Ky është puntori i Bechte-Enkas cili vdiq sot duke punuar në autostradë (Foto)

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një punëtor tjetër i Bechtel-Enkas, i cili ishte duke punuar në autostradën, Prishtinë-Shkup, “Arben Xhaferi”.

Viktima sipas burimeve të Gazetës NewBorn, është rreth moshës 40 vjeçare.

Ai është Tafil Tafallari nga Prizreni. Gazeta mëson se edhe pas ngjarjes tragjike kompania e lartë cekur ka vazhduar me punën e saj. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë)

Ndryshe, para disa javësh, po në të njëjtin rajon ndërroi jetë edhe Afet Provoliu, një punëtor i kësaj kompanie.