E goditi të motrën me gurë në kokë, dërgohet në paraburgim

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën prej një muaji paraburgim, A.K., pasi i njëjti kishte goditur me gurë motrën e tij.

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.K., për shkak së i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurit A.K., për shkak së i njëjtit me datën 27 nëntor të vitit 2018, rreth orës 14:00, në udhëkryqin e rrugës Rastavicë – Junik, pasi kishte takuar viktimën/motrën e tij Sh.M. dhe ishte fjalosur me të njëjtën, merr një gur nga toka dhe e godet këtë të fundit në kokë ashtu që si pasojë e kësaj viktima rrëzohet në tokë.

Kërkesa e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit A.K. është aprovuar nga Gjykata Themelore e Pejës.