E konfirmuar: Këta janë shtatë lojtarët e Kosovës që nuk do të luajnë ndaj Greqisë

Kosova do të luajë dy takime këtë javë në kuadër të Nations Legaue, fillimisht kundër Moldavisë me 3 shtator në Parma dhe tre ditë më vonë ndaj Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Megjithatë, problemi kyç i Kosovës do të jetë në sfidën e dytë ndaj Greqisë, raporton GazetaBlic Sport.

Për shkak të situatës së rënduar me Covid-19 në Kosovë, klubet po hezitojnë t’i lejojnë lojtarët të udhëtojnë në Prishtinë – për ta përfaqësuar Kosovën ndaj Greqisë.

Deri më tani janë konfirmuar shtatë mungesa të mëdha për “Dardanët”.

Ja lojtarët që do të mungojnë ndaj Greqisë:

  • Vedat Muriqi
  • Milot Rashica
  • Edon Zhegrova
  • Benjamin Kololli
  • Hekuran Kryeziu
  • Florent Muslija
  • Lirim Kastrati