E mohon! Faktet flasin, Xhesika Kadiu ndau Nora Istrefin me Robert Berishën?

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi në media se modelja Xhesika Kadiu bëri disa deklarata për lidhjen e saj me këngëtarin  Robert Berisha.

Ajo shkroi në rrjetin e saj social ‘Instagram‘, se ka qenë në lidhje me të, madje edhe e dashuron ende

Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishëm. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekrete. Jam totalisht dakord që lidhjen të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar.

E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë’, shkroi ajo duke publikuar edhe fotografi.

JK, mohoj se ka qenë me Berishën kur ai ishte i martuar me Nora Istrefin por ajo shkruan: ‘Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë’. Me këtë mund të spekulojmë se ka qenë me Robert Berishën edhe kur ka qenë i martuar. Madje këtë e vërteton edhe projekti i këngëtares Nora Istrefi në bashkëpunim me Gjikon, ‘Anna‘.

Në këtë videoklip, trajtohet tema pikërisht kjo e ish çiftit Norës me Robertin dhe personit të tretë që ka hyrë në këtë mes, pra modelja Kadiu.

Ai po t’kqyr, ai po t’sheh Veten pyt “A mund ta kem?”Pi pëlqen, n’sytë e tij shkëlqen. Ajo e vren dhe m’shikon mua. E unë i them, e unë i them:”Lumturia jem nuk o n’dorë tem. Varet ti çfarë vendimi merr, n’dorë tone o Anna”.Ajo është e bukur, ajo është e mirë. Trupi i saj nuk ka koment, buzëte saj si karamel. Ajo është e bukur, ajo është e mirë. Trupi i saj nuk ka koment, buzët e saj si karamel’, është një pjesë e tekstit që Istrefi e këndon.

Po ashtu, një fakt tjetër që na verteton se Kadiu iu ka hyrë në mes Norës dhe Robertit është një postim i saj në ‘Instagram‘. Modelja, ka publikuar imazhe e veshur vetëm në bikine duke shkruar: ‘Ju më citoni mua dhe merrni miliona shikime, vëmendje në lajme. Unë ju citoj juve, unë humbas por ju fitoni, fitoni miliarda shikime’, duke iu referuar asaj se Nora e ka cituar modelen në këngën ‘Anna‘ pasi që ky projekt rezultoi të jetë i suksesshëm në platformen sociale YouTube