E tmerrshme: Burri vret gruan me mjet të mprehtë në prani të fëmijëve

Burimet policore flasin për një çift me shtetësi serbe, por sipas indikacioneve ende të pakonfirmuara nga burime të albinfo.ch, bëhet fjalë për një burrë e grua, boshnjakë nga Kosova, njofton albinfo.ch

Në fshatin Wasterkingen, afër qytetit Bülach, Kantoni i Cyrihut, natën e të martës një burrë 50 vjeçar ka therrur me një mjet të mprehtë bashkëshorten e tij 45 vjeçare.

Përkundër përpjekjeve të shpejta për rianimacion, gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes, në banesën e saj. Bashkëshorti i saj është arrestuar pa bërë rezistencë.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë)

Burimet policore flasin për një çift me shtetësi serbe, por sipas indikacioneve ende të pakonfirmuara nga burime të albinfo.ch, bëhet fjalë për një burrë e grua, boshnjakë nga Kosova. 

Tre fëmijë të moshës adoleshente kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur krimi, njofton Policia Kantonale e Cyrihut. Ndërsa vajza e madhe 18 vjeçe e çiftit tashmë jeton jashtë familjes dhe nuk ka qenë aty. 

Fëmijët janë marrë nën përkujdesjen e një ekipi kujdestar.

Ende është e paqartë se si ka ndodhur krimi gjegjësisht nuk dihet arsyeja e përshkallëzimit të konfliktit në mes të çiftit. Por, ajo që dihet është se bashkëshorti nuk ka qenë i njohur më parë nga policia për ushtrim dhune familjare. Ai ka qenë i sëmurë rëndë por nuk ka rënë në sy për sjellje të këqija, thonë fqinjët e familjes.