E turpshme: Vushtrriasi e bën për spital babain e tij, prokurori e liron

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Vushtrri, ku një person ka rrahur babain e tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intevistimit është liruar.

Raporti i plotë policor:

Vushtrri, 14.09.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht, babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.