Edhe Gjuriq e vajton vendimin e Kosovës për taksën 100%, “zbulon” dy arsyet e vendimit

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se shefi i tij, Vuçiq, ka lajmëruar edhe amabasadat e Kinës e Rusisë për “veprimet agresive të Prishtinës” rreth këtij vendimi.

“E kemi thirrur edhe BE-në, i kemi kërkuar reagim. Nëse nuk reagojnë sot, nuk mund as ta imagjinoj se çfarë do të ndodh nesër. Të jeni të sigurt se populli ynë në Kosovë nuk do e pranojë këtë”, tha Gjuriq, transmeton Gazeta Express.

“Ky vendim ka dy qëllime. I pari është që ta poshtërojë Serbinë për të përfituar popullaritet dhe i dyti është që largohen serbët nga Kosova duke ua bërë të vështirë mbijetesën”, shtoi ai.

“Askush nuk do të lejohet që të rrezikojë popullin tonë në Kosovë”, tha Gjuriq. /Express