Edhe Glauk Konjufca ka lënë mbledhjen befason me veprimin e tij (FOTO)

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka lëshuar mbledhje e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në të cilin po diskutohet për zhvillimet e fundit në këtë parti. 

Konjufca sapo ka dalë nga mbledhja nuk është ndalur fare para gazetarëve për të thënë të paktën një fjalë.



Në anën tjetër, Shpend Ahmeti ka folur për media dhe ka thënë që nuk ka kandidat tjetër përveç Albin Kurtit.

Tutje ai ka thënë se sonte në ora 12:00 përfundon koha ku mund të paraqiten kandidatet tjerë për kryetar te Lëvizjes.

Mbledhja ka filluar nga ora 15:00 dhe po vazhdon të mbahet.

Deri më tani nga të gjitha funksionet udhëheqëse të Vetëvendosjes kanë dhënë dorëheqje, ish-kryetari Visar Ymeri, deputetët Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Faton Topalli e Aida Dërguti, Driton Çaushi si dhe Qëndron Kastrati të cilët kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë mbledhje.

/GazetaBlic