Edhe një dasmë mbledh në një vend këngëtarët e muzikës shqipe

Shumë emra të njohur të muzikës shqipe si Sinani, Leonora, Meda e Gili, janë bërë bashkë në dasmën e radhës, të ftuar nga këngëtarja Vjollca Haxhiu në martesën e djalit të motrës së saj, ku kënduan e vallëzuan gjatë gjithë natës.

Një dasmë e radhës ka bërë bashkë në festë shumë këngëtarë të muzikës shqipe, sidomos ata të muzikës popullore.

Kjo pasi që këngëtarja Vjollca Haxhiu ka ftuar në martesën e djalit të motrës miqtë më të afërt të saj.

Ata kanë bërë një atmosferë të mrekullueshme në këtë dasmë, ndërsa janë dukur secili më bukur se tjetri.

Vjollca kishte të veshur një fustan mjaft modern dhe është përkujdesur për dukjen deri në detaje, shkruan Gazeta Express.

Vjollca Haxhiu në dasmën e djalit të motrës
Vjollca Haxhiu

Emra të muzikës si Sinan Vllasaliu, Meda, Gili, Sinan Hoxha me bashkëshorten Andrrën, Leonora Jakupi, Violeta Kajtazi e Labinot Gashi, kanë qenë të pranishëm në këtë aheng.

Këngëtarët duke vallëzuar në dasmë

Ata nuk janë ndalur për asnjë moment, e madje edhe kanë kënduar duke bërë që të gjithë të kthejnë vëmendjen te ata.

E kështu ndodh zakonisht kur këta artistë bëhen bashkë në ndonjë event ose aheng të tillë.

As postimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, e në secilin prej tyre ata kanë shkëlqyer.

Ndërsa Vjollca është shfaqur shumë e lumtur në dasmën e nipit, për të cilin është përkujdesur që të ketë një nga ditët më të bukura. /Gazeta Express/