Ekskluzive: Kush janë nëntë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Bujqësisë që u suspenduan nga detyra

Faton Peci së fundi ka marrë vendim për suspendimin e nëntë zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë.

Suspendimi i tyre ka të bëjë për shkak të keqpërdorimeve të ndryshme me dhënien e subvencioneve në bujqësi.

Indeksonline përmes burimeve të veta ka mësuar identidetin e këtyre nëntë zyrtarëve të suspenduar.

H.D – zyrtare e lartë për pagesa direkte në blegtori, K.Z – inspektor, B.P – inspektor teknik, M.N – inspektor, A.Ç – inspektor, E.I – inspektor, B.M – inspektor, L.H – inspektor dhe B.A – zyrtar për produkte të mishit dhe qumështit.

Disa prej të suspenduarve janë të arrestuarit nën dyshimet për keqpërdorime me subvencione, të cilëve më pas nuk i është vazhduar kontrata.