Ekskluzive: Sylejman Meholli emër i mundshëm si kandidat për kryetar të Vushtrrisë

Janë rritur zërat se doktor Sylejman Meholli, ish-drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, pritet të jetë kandidati i VV-së për të parin e Vushtrrisë.

Gazeta ka mësuar se emri i Mehollit po shqyrtohet për kandidaturë.

Meholli njihet edhe për angazhimin që pati gjatë kohës së pandemisë.

Përveç diplomimit në mjekësi, Meholli ka diplomuar në shkenca politike si dhe ka perfunduar studimet master në drejtimin “shoqeria civile dhe zhvillim lokal”.

Aktualisht është duke vijuar shkollimin specialistik ne Shëndetësi Publike dhe ushtron pozicionin e nënkryetarit të Qendrës së LVV-së në Vushtrri.