Eminemi me këngë kundër Donald Trump

Eminem ka krijuar një këngë rep kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump në BET Hip Hop Awards.

Ai kritikon presidentin për qëndrimin e tij ndaj migracionit, kontrollit të armëve dhe katastrofave natyrore.

Në fjalët e tij 44-vjeçari i referohet parardhësit Barack Obama, për të cilin ka pasur më shumë mbështetje se presidenti i 45-të.

Ai këndon: “Më mirë mbështesim Obamën/ pasi ai që është në zyrë tani/ një kamikaz që mund të shkaktojë holokaust bërthamor”.

Eminem ka qenë një prej emrave më të zëshëm kundër presidentit Trump.

Pos, tij edhe shumë yje tjera kanë shprehur mendimin kundër Donald Trump publikisht.

As yjet sportive s’kanë mbetur prapa. Stephen Curry ditë më parë refuzoi të shkonte në Shtëpinë e Bardhë me skuadrën kampione të NBA, gjë që shtyu Donald Trump ta tërheqë ftesën. /TCH