Eni Koçi “tërbon” ndjekësit, publikon foton në vaskë dhe e zhytur në shkumë

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, është shfaqur ditën e sotme në rrjetet sociale shumë joshëse. Ajo ka ngritur temperaturat teksa postoi foto e zhveshur brenda në vaskë dhe e mbuluar e gjitha me shkumë.

Me këtë pozë, Eni “tërboi” ndjekësit teksa nxori njërën këmbë jashtë vaskës dhe në dorë mbante një gotë shampanjë.

Këngëtarja pozoi pranë dritares ndërsa pamja e saj ishte nga deti i kaltër. “Kalofshi një ditë të bukur”, shkruante ajo bashkëngjitur me foton që mori mijëra pëlqime dhe qindra komplimente.

Ndërkohë Eni ka zgjedhur të kalojë ditët e nxehta në bregdetin e Ksamilit.