Era e fortë shemb minaren e Xhamisë në Turqi

Dëme serioze ndodhën dje (12 tetor) në provincën Aydin në Turqinë jugperëndimore, kur erërat e forta rrëzuan çatitë e shtëpive dhe dyqaneve, ndërsa në të njëjtën kohë rrëzuan majën e një minareje në qytetin Nazili.

Të frikësuar, banorët filmuan me celularët momentin e rënies së kullës, për shkak të shiut të fortë dhe erërave që zgjatën rreth 15 minuta.

Pemët u shkulën dhe çatitë u rrëzuan.