ERA ISTREFI E BËRI “SHQIPONJËN” NË FINALEN E KUPËS SË BOTËS (PAMJE)

Era Istrefi ka bërë një performancën mbresëlënëse në prag të finales së Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium në Rusi.

Këngëtarja nga Kosova së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith e kanë interpretuar himnin e ‘Kampionatit Botëror 2018’, “Live It Up”.

Por, pas përfundimit të performancës së saj në terren, Era Istrefi ka realizuar simbolin e shqiponjës dykrenare me duar teksa po e shikonte ndeshjen nga tribuna.