Erdogan: Nuk më intereson fare për aktakuzën e ngritur në ShBA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoga, pas faljes së Kurban Bajramit ka dhënë një deklarat për gazetarët. Erdogan është pyetur për aktakuzën e ngritur në SHBA ndaj truprojave të tij.

Ai këtë rast e ka quajtur skandal në vete ndërsa ka thënë se SHBA ka përgjegjësi ta borjnë të ftuarit në OKB.

“Ky është një skandal në vete. Kjo është shprehja e një skandali shumë të qartë se si funksionon drejtësisë në Amerikë. Njësitë e sigurisë së SHBA-ve kanë përgjegjësinë të mbrojnë të ftuarit e ardhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”.

“ Nëse njësitë e sigurisë së SHBA-ve nuk e zbatojnë këtë përgjegjësi, truprojat e mi të mbrojtjes a nuk do ta kryejnë detyrën e tyre kundër anëtarëve të PKK-së që na sulmuan? Ata sigurisht që përballë këtyre sulmeve kanë kryer detyrën e tyre”.

Ai më tej ka thënë se nuk është i interesuar fare për aktakuzën e ngritur nga prokurori, madje ai ka thënë se për këtë çështje do të bisedojë edhe me presidentin Donald Trump.

“Neve nuk na intereson se një prokuror atje i mbetur nga periudha e Obamës ka përgatitur një aktakuzë të tillë. Këtë çështje do ta diskutoj edhe me presidentin Trump nëse do të gjejmë mundësinë në vizitë tjetër atje. Këto zhvillime në Amerikë nuk janë zhvillime të mira”.

“Madje Amerika është një vend ku ende banda e FETO-s është nën mbrojtje. Ajo ka rënë në situatën e një vendi ku edhe organizata terroriste separatiste PKK është nën mbrojtje. Unë e kam vështirë të kuptoj se çfarë kërkon të bëjë Amerika përballë këtyre zhvillimeve”, është shprehur ai.