Ergyn Ahmeti transferohet tek Dukagjini

KF Dukagjini po vazhdon me përforcimin e skuadrës që prej inkuadrimit në Superligë.

KF Dukagjini ka njoftuar për transferimin e radhës në kuadër të afatit kalimtar veror, ai është Ergyn Ahmeti i cili ka kompletuar transferimin e tij nga Drita, shkruan lajmi.net.

Ahmeti pati paraqitje të mira me gjilanasit në sezonin e kaluar ku ishin pretendentë kryesorë për titullin deri në xhirot e fundit.

Ai luan pozitën e mesfushorit, në fakt Ahmeti kishte luajtur nën urdhërat e Armend Dallkut, gjatë kohës kur trajneri ishte pjesë e Prishtinës, ku arritën të paraqiteshin në gara evropiane.

Dukagjini e ka bërë zyrtar lajmin përmes llogarisë zyrtare në Facebook