Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, për FrontOnline, ka deklaruar se pritshmëritë e partisë për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shumë të larta, duke theksuar mobilizimin e brendshëm në LDK.
“Lufta është për vendin e parë dhe për me marr qeverisjen,” tha Geci, duke shtuar se brenda partisë po vërehet “një mobilizim i paparë”.
Ai u shpreh i bindur se LDK do të shënojë rritje të dukshme në këto zgjedhje.
“Shumë shpresoj dhe besoj se do të ketë rritje shumë dhe do të jetë shumë më mirë se si ka qenë deri tani LDK. Unë mendoj se do të jetë shume me i mire se me 9 shkurt rezultati”, theksoi ai.
Geci vuri në pah edhe rolin e diasporës, duke thënë se mërgata ka rikthyer interesimin për të votuar LDK-në.
“Mërgata është kthyer dhe do të votojnë për rrugën perëndimore të Ibrahim Rugovës. Isha në diasporë dhe e pashë me sytë e mi se ku është mërgata”, deklaroi kandidati i LDK-së.














