Kandidati i LDK-së për deputet me numër 33, Fadil Geci, është takuar me bashkë-atdhetarë në Zvicër nga të cilë ka marrë pëkrahje për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Geci thotë se diaspora po i jep mbështetje të jashtëzakonshme për kandidaturën time për deputet, transmeton Veriu.info.
Postimi i Fadil Geci:
Gjatë fundjavës isha në një vizitë tre-ditore në Zvicër, ku pata rastin të takoj bashkatdhetarët tanë të mrekullueshëm. Falënderoj Leotrim Lokaj për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyeshëm.
Diaspora jonë po jep një mbështetje të jashtëzakonshme për kandidaturën time për deputet nga radhët e LDK-së. Mirënjohës për çdo përkrahje së bashku drejt fitores më 28 dhjetor!
LDK 123✅
Fadil Geci 33✅
















