Familjarëve të Hysni Gucatit s’u jepen vizat për Holandë, ky është arsyetimi i autoriteteve holandeze

Familjarëve të kreut të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, nuk u është mundësuar që ta vizitojnë atë, në qendrën e paraburgimit në Hagë. Kështu ka bërë të ditur u.d i OVL-së, Faton Klinaku.

Ai përmes një postimi në ‘facebook’ ka thënë se familjes së Hysni Gucatit nuk i jepen vizat me arsyetim të dëshmive të pamjaftueshme financiare.

“Edhe në këso vështirësi hasin familjarët që duan ta vizitojnë familjarin e tyre në burgun e Hagës.

Familjes së Hysni Gucatit nuk i jepen vizat me arsyetim të dëshmive të pamjaftueshme financiare, e që mendoj se këtu ka tendencë marrë parasysh se autoritetet holandeze e kanë të ditur që shpenzimet i paguan shteti i Kosovës”, ka shkruar ai.

Autoritetet vendëse u kanë thënë familjarëve se nuk mund t’i këshillojnë të vazhdojnë udhëtimin për në Hagë, ndërkohë kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë komunikimin me autoritetet holandeze.