Fauci jep lajmin shqetësues në lidhje me imunitetin e tufës për koronavirusin

Anthony Fauci, kreu i kryesor i Task Forcës amerikane anti- koronavirus, tha se ai do të ishte i lumtur me një vaksinë që do të ishte 70 deri 75 përqind e efektshme, por paralajmëroi se nuk ishte një mbrojtje e plotë, veçanërisht duke pasur parasysh që shumë amerikanë nuk duan të vaksinohen.

Prandaj, thotë ai, nuk ka të ngjarë që Shtetet e Bashkuara të fitojnë një nivel të mjaftueshëm imuniteti për të shtypur epideminë.

Fauci shtoi se një vaksinë që është 70 deri 75 përqind e efektshme nuk mund të sigurojë “imunitet tufe”, shkruan CNN.

Ai theksoi se ekziston një “humor i përgjithshëm kundër shkencës, qeverisë dhe kundër vaksinës” midis një numri alarmues të madh të njerëzve, dhe shtoi se qeveria amerikane po fillon një program të edukimit në përgjigje të mesazheve kundër vaksinave.

“Programi do të përfshijë një pjesë të madhe të shoqërisë”, tha Fauci për CNN.