Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka folur për skandalin e rezervave shtetërore.
Sipas Shalës, është hera e parë kur e gjithë struktura shtetërore është e involuar, që nga kryeministri Kurti e deri tek ministrja dhe zyrtarët.
“Vetë shteti është i involvuar. Kemi nivelin më të lartë shtetëror, nga kryeministri, ekipi i ngushtë e deri tek niveli tjetër”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se Kurti ka vendosur nënshkrim.
“Ka nënshkrim i pari i shtetit që lejon shkeljen e ligjit”, ka thënë Shala në T7.













