Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi, në debatin e sontëm zgjedhir ka shpalosur programin e tij për arsimin për mandatin e ardhshëm.
Idrizi tha se në mandatin e radhës do të ndërtohen gjashtë çerdhe të reja. Ai po ashtu theksoi se do të vazhdojë digjitalizimi i shkollave.
“Ndërtimi i çerdheve Smrekonicë, Bukosh, Lumadh, Maxhunaj, Sllatinë dhe Pestovë. Përmirësimi i infrastrukturës dhe digjitalizimi në arsimin fillor dhe të mesëm. Ne kemi filluar digjitalizimin, në shkolla të qytetit veç i kemi blerë tabelat e mençura. Do t’i pajisim të gjithë mësimdhënësit me llaptop dhe do të krijojmë një platformë digjitale të menaxhimit të notave”, tha ai.
Idrizi përmendi që për herë të parë gjatë mandatit të tij janë angazhuar psikologët në shkolla, ndërsa paralajmëroi që gjatë mandatit të ardhshëm do të përfshijnë edhe angazhimin e logopedëve.