Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, në debatin zgjedhor për zgjedhjet lokale i ka reaguar kandidates së Nisma-s, Xhevahire Izmakut pas akuzave të kësaj të fundit, duke i quajtur krejtësisht të pabaza.
Idrizi i është drejtuar Izmakut se akuzat e saj janë të pabaza dhe se asaj i bjen rrallë të vijë në Vushtrri.
“Ty të bjen rrallë me ardh në Vushtrri”, i tha Idrizi kundërkandidates Izmaku.
“Betohem para jush edhe para qytetarëve, asnjë njeriu si kam premtu kurgjo. Këtë temë në debate nuk kam qejf me e dëgju”, tha Idrizi, derisa iu përgjigj akuzave të pabaza të opozitës.