Feyenoordi publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Dritës në “Fadil Vokrri”

Gjiganti holandez, Feyenoord ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë ndaj Dritës në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e nesërme do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rundit të parë eliminator në Ligën e Konferencës, shkruan FrontOnline.

Tashmë dy skuadrat po kryejnë përgatitjet e fundit për këtë ndeshje.

Trajneri i skuadrës holandeze, Arne Slot ka publikuar listën e 21 futbollistëve që do të zbarkojnë në Prishtinë së shpejti.

Achraf El Bouchataoui humbet ndeshjen e parë me Dritën për shkak të rrethanave private, ndërsa nuk është ftuar as Alireza Jahanbakhsh, i cili nuk ka ende të drejtë për të luajtur dhe do të stërvitet në Holandë në ditët në vijim.

Listën e plotë mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme.