Fidan Ademi nga VV: Policia me një mllef të papërmbajtur prvokoj për ta eskaluar situatën

Pas ngjarjeve të fundit në festën e aktivistëve të VV-së, ku u arrestuan disa prej tyre, ka reaguar edhe anëtari i kësaj partie nga Mitrovica Fidan Ademi, njofton Veriu.info

Sipas Ademit policia u soll më një mllef të papërmbajtur për ta eskaluar situatën, madje sipas tij njëri nga policët ka sulmuar aktivistët me boksa dhe shkelma duke e nxjerrë edhe revolen. Një sjellje e tillë sipas anëtarit të VV-së turpëroi uniformën, Republikën dhe të gjithë ata policë të ndershëm në Kosovë.

Ademi shpreson që aktivistët shumë shpejt do të lirohen kurse policët do të marrin përgjigjen për veprat e tyre. VERIU.INFO