Fisnik Ismailin e akuzojnë pse e respektoi himnin e Kosovës në Parlament, ai ka një përgjigje për të gjithë

Ngritja në këmbë e disa deputetëve të dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje, ngjalli shumë reagime, sidomos pasi dihej qëndrimi kundërshtues i VV-së ndaj simboleve të shtetit.

Grupi i të dorëhequrve ishin prezentë në seancë kur u intonua himni shtetëror, dhe për më tutje edhe u ngritën në këmëb. Përderisa Albin Kurti me grupin e tij, nuk ishin prezentë në sallën e seancave derisa përfundoi himni shtetëror.

Fisnik Ismaili njëri nga deputetët e VV-së që respektoi himnin e Kosovës ka një përgjigje pas akuzave se këta deputetë janën “tradhtarë”, transmeton lajmi.net (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ismaili këtë veprim e krahasoi me kritikat e VV-së ndaj Parlamentit në vitin 2010, dhe pastaj kishte marrë pjesë në zgjedhje duke hyrë në Parlament.

Këto reagime ai i bëri në replikën që e bëri me një komentues në rrjetet sociale.

“Shum ke për keqardhje kur ju pash në parlament tuj nejt sikur thuprat e hashes. E keni tradhtu idealin e Vetëvendosjes. Turp!”, kishte shkruar një komentus në profilin e Ismailit.

Ky i fundit iu kundërpërgjigj menjëherë.