Flamujt e Kosovës “pushtojnë” Tokion

Tashmë gjithçka është gati për Lojërat Olimpike të cilët nisin nesër dhe pritet të sjellin spektakël, ani pse zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan Demokracia.com.

Kosova si kurrë më parë këtë herë prezantohet me 11 sportistë, dhe ata tashmë janë vendosur në Fshatin Olimpik derisa sot aty pritet të arrijnë edhe ekipi i  xhudos dhe ai I boksit.

“Flamujt e vendosur në Fshatin Olimpik të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Në Fshatin Olimpik sot arrijnë edhe ekipi olimpik i xhudos dhe ai i boksit””, ka shkruar KOK-u. Sivjet me plotë të drejtë Kosova pret jo një medalje por më shumë, kjo fal formës së jashtëzakonshme të xhudistëve tanë.