Flasin dëshmitarët që panë tmerrin tek Lagjja e Spitalit

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur para pak çastesh në Lagjen e Spitalit.

Ndërkohë, dëshmitarët e rastit për lajmi.net kanë treguar se deri tek përleshja me armë ka ardhur pas një rrahje që ka ndodhur në vendin e ngjarjes.

Më tutje, ata kanë treguar se aty përveç revoles është përdorur edhe arma automatike.

Ndërkohë është konfirmuar se ka vdekur njëri nga 4 personat e plagosur në këtë incident të rëndë që ka ndodhur.

Të plagosurit e tjerë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe nuk dihet për gjendjen e tyre.