Flasin nga PDK, a kanë pranuar ftesë nga presidenti Thaçi?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që të mërkurën dhe të enjten paradite t’i takoj liderët e partive politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kështu kanë deklaruar sot burime të Gazeta Blic brenda partive politike,  ku kanë theksuar se pritet që i pari i vendit, pas takimeve që do të zhvilloj me liderët, të vendosë nëse do të ketë qeveri të re apo zgjedhje të reja.

E partia më e madhe opozitare në vend po ashtu është deklaruar lidhur me ftesën nga presidenti.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyqi, ka thënë për GazetaBlic se ende nuk kanë marrë një ftesë të tillë.

“Nuk kemi ftesë, kur vjen ju njoftojmë”, është përgjigjur shkurt ai.