Futbollisti i njohur do të largohet nga Tottenhami

Harry Kane mund të largohet nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të verës.

“Goal” shkruan se sulmuesi anglez do largohet nga skuadra londineze, nëse dështojnë të sigurojnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, transmeton Zeri.info.

27-vjeçari thuhet të jetë i zhgënjyer me mungesën e trofeve dhe nuk do të pranonte të qëndronte te Spurs nëse nuk do luante edhe në Evropë.

Kane ka kontratë të vlefshme me Tottenhamin deri më 30 qershor të vitit 2024.

Harry Kane vlerësohet me 120 milionë euro në tregun e transferimeve.