Galica “godet” EULEX-in (Foto)

Me anë të një posteri provokativ, në të cilin nëpërmjet slloganit “Bashkësia Evropiane humbë energjinë në Kosovë” e në sfond me një figurë të majmunit duke qeshur, artisti Rrezeart Galica ka kritikuar misionin e EULEX-it në Kosovë, shkruan Veriu.info.

“Këtë e kam bërë se ata që kanë kaluar prej UN-it në EULEX janë njerëz që pak a shumë e kanë vënë bazën e kinse të zbatimit të ligjit në Kosovë e në fakt ata vetë bëjnë thyerje të ligjit e përdorin standarde të dyfishta në Kosovë. Andaj si pasojë Kosovës i kanë gjykata tilla si ato speciale të cilat do merren me punët gjysmake të lëna nga ky mision i dështuar europian siç është EULEX-i.

Përveç këtyre gjërave ligjore edhe nga ana sociale kemi pësuar nga po këta njerëz një nga shembujt është se si ata arritën që prostitucionin ta metastazojnë në shoqërinë tonë e cila ka qenë totalisht pothuajse e paprekur nga kjo anomali.  Prostitucioni, që para luftës ka qenë tabu. Pas luftës ka vazhduar të jetë tabu edhe për një kohë, por këta e kanë thyer, derisa e kanë pru situatën që prostitucion sot me pasë edhe në rrugë”, shpjegon Galica./Veriu.info/