Ganimete Musliu – Besnik Bislimit: Po zgërdhihesh pak po…

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu nuk mundi ta parashtrojë pyetjen parlamentare për ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi që i njëjti nuk ndodhej në sallë.

Musliu kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti që t’u bëjnë thirrje ministrave që të jenë më të përgjegjshëm.

“Ministri nuk është këtu. Kryetar është mirë që t’ju bëni thirrje, Edhe ju kryeministër që ministrat të jenë më të përgjegjshëm .

E keni djegë parlamentin sa herë që kanë munguar ministrat Besnik Bislimi po zgërdhihet pak. Është e drejtë e jona me bo pyetje”, tha Musliu.