Gazetarja e cila u bë pjesë e Qeverisë Haradinaj, ishte fyer rëndë nga Milaim Zeka (Foto/Video)

Gazetarja e njohur kosovare, Liridona Lluka pas 17 vitesh ka vendosur të largohet nga gazetaria. Ajo iu bashkua Qeverisë së Ramush Haradinajt, respektivisht Ministrisë së Integrimeve Evropiane. Në një rast gjatë një konference ajo ishte quajtur ‘Lopa e Danimarkës’ nga ish-gazetari, tash deputeti Milaim Zeka, i cili u përlesh fizikisht me deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, gjatë një debati live në televizionin Klan Kosova, shkruan Periskopi.

Punën si gazetare ajo e kishte nisur 17 vite më parë në televizionin Kohavision, ndërsa më pas vazhdoi në RTV Dukagjini, ku qëndroi deri në momentin kur mori vendimin për pranimin e postit të Këshilltares politike në Ministrinë e Integrimit Evropian, e cila udhëhiqet nga Dhurata Hoxha.

Vite më parë, ajo ishte ofenduar rëndë nga atëkohë gazetari Milaim Zeka, i cili e kishte quajtur Llukën “Lopë e Danimarkës”.

E tëra kishte nisur në një pyetje që gazetarja ia kishte bërë atëkohë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit. Ajo pyetje e gazetares kishte ngjallur reagimin e Milaim Zekës tani deputet nga radhët e Nismës, i cili nuk kurseu fjalorin e tij në drejtim të gazetares.

“Paske probleme seksuale, shumë seksuale. Masi je femen ha mut sa të dush, se me pas kanë mashkull të kisha fshi shpulla që qyrrat në tokë t’kisha qitë. Përnjëmend po të thom… lopa e Danimarkës”, i kishte thënë Zeka gazetares pas një konference për medie në Aeroportin e Prishtinës.

Ndërkohë sot Lluka u bë pjesë e një Qeverie, pjesë e së cilës është edhe partia Nisma për Kosovën, nga radhët  e së cilës Milaim Zeka u zgjodh deputet.

Ky i fundit gjatë ditës së djeshme u përlesh fizikisht me deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, gjatë një debati live në televizionin Klan Kosova, shkruan Periskopi. Ishte Krasniqi i cili e grushtoi Zekën, pasi ky i fundit e quajti atë ‘Lopë’, ‘Dhunues’ e “Rrugaç’.

Deputetit të Vetëvendosjes i është caktuar masa e mbajtjes për 24 orë nga Policia e Kosovës, ndërsa Zeka në një publikim në rrjetin social ‘Facebook’ sulmoi tërë Vetëvendosjen.

/