Gecaj: PDK po fundoset në gropën e vet

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar sot në lidhje me akuzat e PDK-së ndaj Ramush Haradinajt.

Ai ka thënë se është mu partia e Kadri Veselit ajo që njihet si kreatore e politikës së tillë të “thikës pas shpine”.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Partitë e “thikave pas shpine”!

PDK paska akuzuar sot Ramush Haradinajn se u ka futur atyre “thikë pas shpine” – një e vërtetë kjo e pakontestueshme! Megjithatë, është mu partia e Kadri Veselit ajo që njihet si kreatore e politikës së tillë të “thikës pas shpine”. E që i bie se PDK më herët ka bërë gropën në të cilën tani përfundimisht po fundoset edhe vetë. “Komandantët”, pra, “ja pafshin hairin” njëri-tjetrit sepse vërtetë përshtatën mu si “harrni për thes”!/Gazeta Blic