Gjen arën e tij të mbjellë me kanabis, lajmëron policinë

Një banor i fshatit Karaçë të Vushtrrisë është habitur nga ajo që ka parë në arën e tij.

Mbrëmë rreth orës 22:00 ai ka njoftuar policinë se dikush ka mbjellë bimë narkotike në pronën e tij.

Burimet brenda prokurorisë i kanë thënë se në arën e këtij banori, policia ka gjetur të mbjella 82 bimë të llojit Kanabis Sativa.

Këto burime kanë bërë të ditur se prokurori ka urdhëruar që këto bimë të shkulen dhe të shkatërrohen në vendin e ngjarjes.

Organet e hetuesit janë duke vazhduar hetimet për identifikimin e personit/personave që kanë mbjellë bimët në këtë zonë.